Bota

Suedia nën “pushtetin” e bandave, qeveria promovon kontrolle trupore edhe për fëmijët

Qeveria suedeze njoftoi sot se dëshiron të krijojë zona të përkohshme ku policia do të ketë diskrecion të plotë për të kryer kontrolle në shtëpi ose kontrolle trupore, si dhe ndaj të miturve, për të ndaluar dhunën e bandave që ka pllakosur vendin.

Suedia po përballet me një luftë bandash që arriti një nivel të paprecedentë në fund të vitit 2023 me një numër rekord të të shtënave.

Është vendi evropian ku shumica e njerëzve vriten nga armët e zjarrit, thotë qeveria.

Brenda zonave të përcaktuara “një oficer policie do të jetë në gjendje të kontrollojë personat dhe automjetet (me qëllim) për të gjetur armë dhe objekte të tjera të rrezikshme për të parandaluar kryerjen e krimeve,” tha ministri suedez i drejtësisë Gunnar Strömer gjatë një konference për shtyp.

Gjithashtu do të lejohet “kryerja e kërkimeve për fëmijët”.

Qeveria pret miratimin e shpejtë të projektligjit nga Kuvendi, në mënyrë që ai të hyjë në fuqi më 28 mars.

Kontrollet në këto zona do të kryhen sipas gjykimit të oficerëve, pa pasur nevojë të raportojnë paraprakisht një dyshim apo të kenë urdhër arresti.

Kontrollet do të kryhen në bazë të “një profili rreziku të përpunuar nga policia dhe shërbimet e inteligjencës, nëse një person vishet në një mënyrë të caktuar ose sillet në mënyrë të çuditshme”, për shembull, thotë Stromer.

Sipas zëdhënësit të policisë Martin Mellin, anëtarët e bandave janë të veshur në një mënyrë të caktuar, duke na lejuar t’i identifikojmë ata.

“Jo kushdo që mban një kapelë të rreme Gucci është kriminel, por shumë kriminelë mbajnë një kapele të rreme Gucci”, tha ai.

“Ne kemi një ide të mirë se si vishen dhe si sillen këta kriminelë të bandës. Dhe kjo ndryshon nga të rinjtë që i binden ligjit që jetojnë në këto zona(të ndjeshme,” tha Mellin.

Masa specifike është frymëzuar nga një ligj i ngjashëm që është në fuqi prej vitesh në Danimarkë/albeu.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button