Rajoni
Kurti përballet me Vuçiç, nis seanca e jashtëzakonshme për Kosovën në Këshillin e Sigurimit
Me kërkesë të Misionit të Serbisë në Kombet e Bashkuara ka nisur pak momente më parë seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohen lëvizjet e fundit të qeverisë së Kosovës, të cilat në kërkesën e Beogradit thuhet se janë “në kontrast të thellë” me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB.
Në këtë seancë Kosova përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherazi dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwartz.
Nga ana tjetër, Serbia përfaqësohet nga presidenti Aleksandar Vuçiç dhe delegacioni i tij./bw