Shihni se sa i madh dhe luksoz do të duket avioni më i madh privat në botë
I prezantuar në Duabai Airshow pak muaj më parë, CelestialSTAR është koncepti i ri i dizajnit të kabinës nga Lufthansa Technik për avionin më të madh dhe më luksoz në botë.
Ai është planifikuar të ketë një dhomë gjumi private, sallë pritjeje dhe zona të veçanta takimi. Po ashtu do të jetë i pajisur me banjën më të veçantë të parë ndonjëherë që do të ketë dushe dhe ambiente relaksi.
Nëse do t’i futemi më me detaje idesë së projektimit, avioni në zonën e ngrënies do të ketë 11 vende, ku do të funksionojë edhe si një “mexhlis” ose e thënë ndryshe tryezë takimesh.
Gjysma e dytë e kabinës do të ketë 6 suita luksoze ku do të qëndrojnë mysafirë. Zona ekzekutive do të ketë 32 vende shtesë, e parashikuar për projekte dhe diskutime biznesi. Ndërsa dhoma private e gjumit është e pajisur me një krevat “king size” dhe drita led.
Se sa do të jetë kostoja e një fluturimi me këtë mjet luksoz ajror ende nuk është bërë e ditur. Pritet që çmimi të zyrtarizohet pasi të jetë testuar mirë nga ekspertët/LIVING