Life Style

Si qëndron e vërteta e sherrit mes Noizyt e TikTok-erit? Një tjetër këngëtar i përfshirë

Ditën e djeshme u raportua për një sherr masiv mes reperit Noizy dhe një figure të njohur TikToku në Sancy Club në Pejë edhe pse këta të fundit deklaruan se sherri kishte ndodhur jashtë ambientit të tyre.

Në grupin e Noizyt duket se i përfshirë ka qenë edhe reperi Stresi. Fillimisht erdhi një reagim nga Med Iseni, personi i cili u dhunua nga grupi i Noiyzt, ku u shpreh nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it se:

“E vërteta është që më kanë prerë në besë. Ja biseda shikojeni vet! Isha vet i dyti kurse ata mbi 8 veta të përgatitur me armë“,- shkruan ai. Pa kësaj erdhi një reagim nga Stresi.

Ai ka reaguar me një postim në InstaStory, ku thotë se prej vitesh ia kanë sharë familjen në mënyrën më të shëmtuar.

Reagimi i plotë i Stresit:

“Ju kam pre në besë, unë juve apo ju mua? Ju kam mbajtur në shtëpi të gjithëve dhe keni vite që na shani familjet në mënyrën më të shpifur për famë TikTok-u që vetëm një burrë nuk shan ashtu.

Atëherë më keni pre ju mua, jo unë juve. Ne e kemi parë ngjarjen por as unë as ai nuk të ka prekur me dorë dhe këtë e keni të vërtetuar.

Nipat janë rritur, nuk duruan eskaloi situata sepse ju keni sharë gjithë Kosovën e Shqipërinë.

Dhe mos doni me ju prit me duartrokitje? Ncncncncn shërim të shpejt mos e merr me stres. Unë do bëj çdo lojë me arrit te ai që më preku familjen, ç’lidhje ka besa këtu idiota.”

Por nuk përfundon me kaq… Një reagim i dytë ka ardhur përsëri nga Medi i cili shfaq një pjesë së bisedës së tij të bërë me Stresin në What’s app:

/tema

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button