Arsyet përse duhet ti merni vitaminat nga ushqimet dhe jo nga suplementet
Kur arrijmë në një pikë ku është e nevojshme të marrim një përqindje të caktuar të lëndëve ushqyese dhe këtë nuk e kemi bërë në mënyrën më natyrale dhe të shëndetshme përmes ushqimeve, suplementet vitaminë janë një zgjedhje ideale.
Megjithatë, nutricionistja Kristin Kirkpatrick thotë: “Shumë studime tregojnë se kur i shikojmë ushqimet si burime të disponueshme bio të lëndëve ushqyese, vitaminave dhe mineraleve specifike, ato priren të jenë një nga zgjedhjet më të mira”.
Nutricionistja thekson se nuk ka mënyrë më të mirë për të marrë një shumëllojshmëri vitaminash dhe mineralesh sesa të hani ushqime shumëngjyrëshe. Idealja, thotë ajo, është të synoni të hani gjashtë ushqime me ngjyra të ndryshme çdo ditë.
Kafeja gjithashtu ka disa përfitime pozitive shëndetësore për shkak të përmbajtjes së saj antioksidante. Një vlerë e reduktuar e shpeshtë në trup është ajo e vitaminës D, rimbushja e së cilës duhet të sigurohet detyrimisht nëpërmjet një suplementi.
Kjo sepse, siç shpjegon Kirkpatric: “Vitamina D përthithet në një masë shumë të vogël përmes dietës. Një shtesë D3 imiton më nga afër rrezet UV të diellit, që është mënyra më e mirë për të sintetizuar vitaminën D.”/SYRI.net