Sport

Sportistja merr gjithë vëmendjen në Lojërat Olimpike, momenti kur gjuan me armë…

Marksman Kim Ye-ji, qitësja e Lojërave Olimpike ka marrë gjithë vëmendjen e internetit.

Qëndrimi i saj teksa po bënte qitjen me armë u bë viral. Kjo pasi ajo po mbante një dorë në xhep, ndërsa me dorën tjetër po mbante armën dhe pasi qëlloi ngriti xhamin e syzes, rregulloi armën, pa nga kamera dhe gjithë internetit e cilësoi si “final boss” të Lojërave Olimpike.

Pjesëmarrësja nga Koreja e Jugut fitoi medaljen e argjendtë. Kim Yeji konkurroi në disiplinën e qitjes nga largësia 10 metra më 29 korrik dhe fotot dhe videot virale nga momenti i gjuajtjes dhe qëndrimit të saj kaq ikonik u bënë virale.

Një detaj tjetër është që në xhepin e saj shfaqet i varur një elefant i vogël, i cili sipas teorive në internet, është i vajzës së saj.

“Nuk kam parë kurrë një grua më ikonike”; “Jam e habitur dhe pak e frikësuar”; “Kim Yeji sapo na tregoi se ç’është vetëbesimi”; “Ok, mund të mbyllen Lojërat Olimpike! Ajo fitoi”, ishin disa nga komentet në rrjetet sociale/Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button