“Do të doje”, Bebe Rexha i përgjigjet komentuesit serb që iu drejtua me gjuhë fyese pas deklaratës së shumëpërfolur patriotike
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka shkaktuar një varg polemikash ditë më parë pas publikimit të disa fotografive nga vizita në vendin e saj të origjinës, Dibër, pas 12 vitesh.
Në një koment te ky postim, Bebe Rexha deklaroi se “Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Presheva për të janë të gjitha Shqipëria”, gjë që nuk është pritur mirë nga mediat dhe komentuesit serbë.
Deklarata e saj provokative ka nxitur një valë reagimesh negative nga mediat serbe dhe mijëra komentues serbë në rrjetet sociale, të cilët nuk kanë kursyer komentet e ashpra dhe fyese në drejtim të saj.
Në përgjigje të një komenti nga një ndjekës serb që shkruante “Bebe Rexha, hej shqiptare, ti mund vetëm të ëndërrosh. Shijo një penis serb”, Bebe Rexha nuk hezitoi të kundërpërgjigjej. Ajo rishpërndau komentin në InstaStory, duke shkruar “Do të doje”, dhe e shoqëroi me plot flamuj shqiptarë.
Por më pas për arsyer të panjohura e fshiu postimin nga InstaStory. Kjo përgjigje ka ngjallur edhe më shumë reagime, duke e bërë situatën më të tensionuar. Megjithatë, fansat e saj shqiptarë dhe të tjerë nga mbarë bota e kanë mbështetur për qëndrimin e saj të palëkundur dhe krenarinë e saj kombëtare.
Bebe Rexha vizitoi Dibrën pasi qëndroi për disa ditë në Kosovë, ku performoi si e ftuar speciale në natën e parë të festivalit “Sunny Hill 2024”. Vizita e saj në Dibër pas 12 vitesh ishte një moment emocionues për artisten, pasi ajo pati mundësinë të vizitonte edhe varrin e gjyshit të ndjerë./Telegrafi/