Bota

Masakra e sulmit me thikë në Southport, vjen reagimi i Taylor Swift: Ishin vetëm fëmijë të vegjël, jam krejtësisht në shok

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Southport të Anglisë, ku një 17-vjeçar sulmoi me thikë disa fëmijë dhe të rritur në një klasë kërcimi, ku dy fëmijë humbën jetën dhe gjashtë ndodhen në gjendje kritike.

Klasa e kërcimit ishte e inspiruar nga artistja e njohur Taylor Swift, teksa fëmijët mësonin të kërcenin këngët e saj.

34-vjeçarja ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se ndodhej në një shok total pas kësaj ngjarjeje dhe i dërgonte ngushëllimet e saj familjarëve të viktimave.

Tmerri i sulmit të djeshëm në Southport po më mbulon vazhdimisht dhe unë jam plotësisht në shok… Humbja e jetës dhe pafajësia dhe trauma e tmerrshme e shkaktuar tek të gjithë ata që ishin aty, familjet dhe reaguesit e parë. Këta ishin vetëm fëmijë të vegjël në një klasë vallëzimi. Jam në një humbje të plotë dhe nuk e di se si t’i përcjell ngushëllimet e mia këtyre familjeve”, shkruan Taylor Swift.

/Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button