Shëndet

Kura dy ditore me lëng limoni dhe mjaltë për problemet me …

Konstipacioni, plogështia dhe problemet me stomakun janë shenja paralajmëruese që sistemi tretës nuk po funksionon siç duhet.

Ky mos funksionim shkakton një barrë të rëndë në zorrën e trashë dhe rrit rrezikun e ekspozimit ndaj toksinave të dëmshme.

Për më tepër, ushqyerja e keqe, mungesa e aktivitetit fizik dhe problemet e shpeshta me tretjen rrisin rrezikun e problemeve të rënda me zorrën e trashë.

Speci djegës përmban sasi të mëdha të kapsaicinës, një substancë që frenon nepsin, rrit nivelet e energjisë, djeg yndyrnat, ul kolesterolin dhe qelizat kancerogjene.

Të gjitha këto veti janë të domosdoshme për shëndetin e sistemit tretës dhe shmangien e konstipacionit.

Në këtë artikull do të mësoni se si të përdorni specin djegës në bashkëpunim me mjaltin dhe lëngun e limonit për të përshpejtuar tretjen.

Përbërësit

2 lugë gjelle me lëng limoni,
2 lugë gjelle me mjaltë,
Një majë luge çaji me spec djegës të kuq,
300 ml ujë.
Përgatitja

Përziejini të gjithë përbërësit në një gotë.

Kura duhet bërë për 1 deri në 2 ditë.

Ajo duhet pirë nga pak në 6-12 herë në ditë.

Gjatë kësaj periudhe nuk duhet të konsumoni ushqime të forta apo të ëmbla.

Ekspertët nuk rekomandojnë vazhdimin e kurës për më shumë se dy ditë rresht.

Sipas tyre, trupi ka nevojë për vitamina, minerale dhe kalori dhe nuk mund të rezistojë gjatë pa to.

Për më tepër, mungesa e ushqimit e dobëson sistemin imunitar.

Na ana tjetër, pirja e vazhdueshme e lëngjeve nxjerr nga trupi edhe depozitat ekzistuese të vitaminave dhe mineraleve bashkë me bakteret e mira që e mbrojnë stomakun nga patogjenët.

Kura funksionon duke e pastruar menjëherë sistemin tretës nga mbetjet e akumuluara ushqimore.

Për më tepër, vitamina C, kripa, xhenxhefili, mollët, probiotikët dhe uthulla e mollës janë të domosdoshme për regjimin ushqimor.

I Ato janë shumë efikase në përshpejtimin e tretjes dhe përmirësimin e të gjithë sistemit duke e mbrojtur atë nga toksinat e dëmshme./
gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button