Dhimbje dhëmbi gjatë natës? Ja disa mënyra si ta pushoni
Një nga arsyet që dhimbja e dhëmbëve bëhet më e padurueshme gjatë natës është sepse ka më pak shpërqendrime.
Kështu është më e lehtë që e gjithë vëmendja juaj të shkojë tek dhimbja e dhëmbit dhe të mos ju zërë gjumi. Sidoqoftë ju mund të provoni këto mënyra për të lehtësuar dhimbjen e dhëmbëve:
Ilaçet kundër dhimbjeve
Marrja e ilaçeve pa recetë si ibuprofeni është një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë për shumë njerëz, që redukton në mënyrë efektive dhimbjet e dhëmbëve.
Kompresa të ftohta
Përdorimi i kompresave të ftohta mund të ndihmojë shumë në këtë rast. Mjafton që në zonën e faqes ose të nofullës ku ndjeni dhimbje, të vendosni një qese me copa akulli të mbështjellë me një peshqir. Në këtë mënyrë akulli do të veprojë duke ngushtuar enët e gjakut dhe duke ndaluar dhimbjen.
Flini duke e mbajtur kokën sa më lart
Grumbullimi i gjakut në kokë mund të shkaktojë më shumë dhimbje dhe inflamacion. Për disa njerëz, ngritja e kokës me një jastëk ose dy mund të lehtësojë dhimbjen aq sa ata të flenë gjumë.
Pomadat mjeksore
Disa pomada që përmbajnë përbërës të tillë si benzokaina mund të mpinë zonën problematike duke bërë që të mos ndjeni më dhimbje për një periudhe kohe. Sidoqoftë, benzokaina nuk është e përshtatshme për t’u përdorur nga fëmijët e vegjël.
Ujë me kripë
Shpëlarja e gojës me ujë të kripur, mund të ndihmojë gjithashtu në heqjen e grimcave të ushqimit ose mbeturinave në dhëmbë ose mishrat e dhëmbëve.
Peroksidi i hidrogjenit
Periodontiti është një infeksion serioz i mishrave të dhëmbëve. Ai mund të shkaktojë probleme të tilla si dhimbje, gjakderdhje dhe lëvizje të dhëmbëve.
Një studim i vitit 2016 zbuloi se shpëlarja me peroksidin e hidrogjenit ndihmoi në reduktimin simptomave të parodontitit.
Kini parsysh që para përdorimit, peroksidi i hidrogjenit duhet tretur në ujë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet gëlltitur.
Çaji i mentes
Duke qenë se menjta përmban antibakterial dhe antioksidues, çaji i mentes ose thithja e qeseve të saj gjithashtu mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së dhëmbit. Gjithashtu mentoli si një përbërës aktiv i mentes, mund të ketë një efekt të lehtë mpirës në zonat e ndjeshme.
Karafili
Eugenoli është një nga përbërësit kryesorë të karafilt, i cili mund të reduktojë dhimbjen e dhëmbëve. Ai vepron si një analgjezik, që do të thotë se vepron si mpirës në zonën problematike.
Ju mund të mbani pranë dhëmbit një karafil ose mund të krijoni një masë pastoze duke bluar një sasi të vogël karafili dhe duke e përzier me ujë.
Hudhra
Alicina, e cila është përbërsja kryesore e hudhrës, ka një efekt të fortë antibakterial që mund të ndihmojë në shkatërrimin e baktereve në gojë, të cilat çojnë në kavitete dhe dhimbje dhëmbi.
Duke përtypur një thelpi hudhër do të ndihmojë në lehtëimin e dhimbjes, por kjo mund të jetë një shije shumë dhe mund të mos jetë zgjidhja e duhur për të gjithë./SYRI.net