Lajme

U ankua për fotot/ Mjekja e Onkologjikut, Pere futet e qetë në gjykatë. Gazetarët e ironizojnë: Sot je bërë e bukur

Mjekja e spitalit Onkologjik, Alketa Pere është paraqitur sot në ambientet e GJKKO ku do të njihet me masën e sigurisë për skandalin e zbuluar pak kohë më parë në këtë pavion.

Ndryshe nga hera e parë, ku ajo u shfaqe tepër e revoltuar, madje iu ankua gazetarëve se nuk e nxirrnin mirë në foto, këta herë është treguar më e qetë.

Pa folur për mediat, por duke folur në telefon ajo ka hyrë në ambientet e GJKKO.

Mjekja Pere u ironizua nga gazetaret duke i thene se “sot je bere e bukur”.

Edhe mjeku Edmond Gashi ka hyrë në gjykatë duke mos folur per mediat. Ai ka qene i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtes.

Kujtojmë dosja për skandalin e Onkologjikut i ka kaluar SPAK dhe ka nisur hetimin pasuror ndaj tyre. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga hipotekat dhe bankat e nivelit të dytë informacion për asete apo pasuri për të gjithë mjekët dhe zyrtarët e Onkologjikut.

Me heret Gjykata e Tiranës la në fuqi masat ndaj 7 të akuzuarve të përfshirë ne skemën abuzive në Departamentin e Onkologjikut në QSUT.

Edmond Gashi, mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”

Emiljano Lela, koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje”.

Brikena Qirjazi, zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje”.

Halil Gashi, i akuzuar për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Florian Marku i akuzuar për veprën penale të “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” u la në masën “Arrest në shtëpi”.

Për Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” e akuzuar për veprën penale “Shpërdorim Detyre” nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi ajo ishte jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button