Sport

Champions League ndryshon format në sezonin 2024-2025, do te jetë si mini-kampionat

Champions League duke nisur nga sezoni 2024-2025 nuk do të ketë më një fazë me 8 grupe, por një grup i vetëm me 36 skuadra, si një mega kampionat me një fazë dhe me një klasifikim të vetëm, por ku ndryshe nga një kampionat i mirëfilltë nuk ndeshesh me të gjitha skuadrat pjesëmarrëse.

Një turne ku situata mund të jetë pezull për çdo skuadër deri në ndeshjen e fundit, duke evituar zbehjen e interesit në raundet finale.

Një turne ku situata mund të jetë pezull për çdo skuadër deri në ndeshjen e fundit, duke evituar zbehjen e interesit në raundet finale.

Pasi grupi të përfundojë, 8 më të mirat në renditje shkojnë direkt në raundin e 1/16-ta. Ata nga vendi i 9-të në të 16-të përballen me ata nga vendi 17-24. 8 fituesit arrijnë në 1/8-at finale. Skuadrat që eliminohen nuk kanë mundësi më të zbrezin në Europa League.

Do të ketë vetëm një short, ai i gushtit pasi përcaktohen 36 ekipet. Minimumi 15 ndeshje për të fituar Champions League, ndryshe nga 13 që luheshin më parë.

Sistemi i ri gjithashtu revolucionarizon Europ dhe Conference League. Edhe këto dy turne do të kenë të njëjtën formulë me 36 ekipe. Mbetet vetëm për t’u parë se si do të funksionojë në realitet./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button