Bota

‘Motoçiklistja më e bukur e Rusisë’ humb jetën në përplasjen horror në Turqi

Homazhe të shumta janë bërë në rrjetet sociale për Tatiana Ozolina, modelen motoçikliste të njohur si ‘MotoTanya’, që humbi jetën në një aksident të rëndë në Turqi.

Ozolina kishte disa miliona ndjekës në rrjetet sociale ndërsa raportohet se vdiq pasi u përplas dy dite me pare me motoçikletën e saj të kuqe BMW S1000RR, prodhim i vitit 2015, në një autostradë në  Milas, pranë rezortit turk të Bodrum.

Motoçiklisti turk që e shoqëronte Onur Obut, mbijetoi por pësoi plagë të rënda dhe është në spital, sipas raportimeve.

38 vjeçarja Ozolina njihej si “motoçiklistja më e bukur e Rusisë” dhe kishte shumë ndjekës në rrjetet sociale ku postonte video të jetës së saj të shpejtësisë e aventurës.

Së fundmi raportohet se asaj i ishte refuzuar hyrja në kufirin e Bashkimit Evropian në Greqi, për një turne motoçiklizmi, prej sanksioneve të konfliktit në Ukrainë, shkruan The SUn.

Mediat ruse shkruanin se Tatiana ishte përplasur me një kamion ne autostradën turke, kur nuk doli gabimisht para rrugës së tij dhe nuk reagoi në kohë. Familja dhe djali i saj 13 vjeçar raportohen të shokuar nga ngjarja, ndërsa po përgatiten kthimi trupit të gruas në vendin e saj./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button