Lajme
Zgjedhjet për bashkinë Himarë/ Regjistrohen 11 parti, mes tyre dhe PD e Sali Berishës
KQZ ka mbajtur sot mbledhjen ku është kryer edhe regjistrimi i 11 partive
Janë regjistruar 11 subjekte politike për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 4 gush në bashkinë Tiranë.
KQZ ka mbajtur sot mbledhjen ku është kryer edhe regjistrimi i 11 partive të cilat do të marrin pjesë në proces. Bëhet fjalë për partitë: PS, PDK, PR, FRD, PBDNJ, PL, PDK, PD, PAA, PBKD dhe PBD. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi regjistroi edhe Partinë Demokratike të përfaqësuar nga Sali Berisha.
Kujtojmë se dy kandidatët që do të garojnë në zgjedhje janë Vangjel Tavo i PS-së dhe Petro Gjikuria i koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’.
Partitë politike të miratuara janë:
- “Partia Socialiste e Shqipërisë”, regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.
- “Partia Republikane Shqiptare” regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.
- “Partia Demokristiane e Shqipërisë”, regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.
- “Fryma e Re Demokratike” regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.
- “Partia Bashkimit për të Drejtat e Njeriut”, regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.
- “Partia e Lirisë”, regjistruar subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.
- “Partia Balli Kombëtar”, regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 gusht 2024”.
- “Partia Demokratike”, regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.
- “Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.
- “Balli Kombëtar Demokrat”, regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.
- “Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”, regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë’ Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.
/gsh