Takimi i turistit të pasur me punonjësen e seksit në Las Vegas rezultoi gabim ‘shumë i kushtueshëm’
Një sesion erotik prej $1,000 me një prostitutë në Las Vegas rezultoi një gabim shumë i kushtueshëm për një turist naiv, pasi gruaja i mori rreth $120,000 bizhuteri e para që ai kishte me vete.
Burri i paidentifikuar publikisht kishte kontaktuar me ‘eskortën’ e kushtueshme që identifikohej si Maiah Meleschi, pas një mbrëmjeje bixhozi në rezortin Bellagio Hotel & Casino në Las Vegas në korrik 2022.
Mëngjesin tjetër burri u zgjua në krevatin e tij dhe pa se Meleschi kishte shkuar – por bashkë me te ishte zhdukur dhe ora e tij Rolex me vlerë $85,000, varësja e qafës $30,000, dhe $3,000 para të thata që kishte.
Burri kishte raportuar incidentin në policinë e Las Vegas që ka lëshuar një mandat arresti për ‘bukuroshen’, e cila ishte regjistruar në kamerat e sigurisë duke dalë nga hoteli me zinxhirin e trashë të floririt dhe orën e luksit, shkruan rrjeti lokal 8NewsNow.
Vajza u kap në fillim të këtij muaji e po mabhet në stacionin e policisë me disa akuza grabitje e mashtrimi.
Denoncuesi tha në raportin e tij për ngjarjen se natë që ishte takuar me grabitësen, kishte luajtur bixhoz deri në orët e vona dhe ishte në fitim, kur ishte kontaktuar prej saj dhe kishin biseduar.
Pamjet tregojnë se ai dhe Meleschi kishin dalë bashkë nga ashensorët për të shkuar në dhomën e tij të hotelit.
Hetimet zbuluan se Meleschi kishte shitur me pas varësen e floririt në një dyqan bizhuterish të përdorura për $11,600 – ndërsa ora Rolex dhe paratë nuk iu gjendën.
Meleschi ishte arrestuar më parë për prostitucion dhe shkelje të pronës private, ndërsa tashmë pret gjyqin më 8 gusht.
Në një rast të ngjashëm vitin që shkoi, fituesi një shumë të konsiderueshme në kazinonë Caesars Palace Las Vegas, u zgjua mëngjesin tjetër dhe pa se dy gratë që kishin ardhur me të, i kishin vjedhur $120 000 para të thata dhe orën Rolex $20 000, shkruan rrjeti Daily Mail./Top Channel