Lajme

Tritol në derën e një apartamenti në Pogradec pas mesnate

Një sasi e vogël tritoli ka shpërthyer në derën e një apartamenti në Pogradec pas mesnate duke shkaktuar panik. Fatmirësisht, nuk ka pasur pasoja në njërëz.

Sipas Policisë së Pogradecit, “rreth orës 2:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.”

Për këtë situatë është ngritur një grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Kujtojmë se një situatë e tillë ndodhi para disa ditësh në Elbasan. Tritoli ishte vendosur në derën e apartamentit të dy motrave nga Lezha për shkak të lidhjeve të tyre me vrasësin e shumëfishtë Nuredin Dumani, po i plagosur rëndë mbeti fqinji në derën tjetër, ende në rrezik për jetën.  /SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button