Botërori 2030/ 11 kandidatura, Spanja zgjedh stadiumet
Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka shpallur stadiumet kandidate për të pritur ndeshjet e Kupës së Botës 2030.
Në zgjedhjen e stadiumeve u zbatuan kriteret objektive në përputhje me atë që përcaktohet në kërkesat e FIFA-s për kandidaturat.
Në total janë përzgjedhur 11 stadiume në një vlerësim që mori në konsideratë aspekte të tilla si projekti teknik, operacionet, struktura financiare dhe qytetet pritëse.
Përveç respektimit të kërkesave dokumentare dhe kontraktuale.
Po kështu, janë përcaktuar edhe 45 lokacionet alternative që do të propozohen në dosjen zyrtare.
Kupa e botës 2030 do të jetë e para që do të organizohet në plot 6 vende, pasi mikpritëse të turneut më të rëndësishëm do të jenë: Maroku, Portugalia, Spanja, Argjentina, Uruguai dheParaguai.
Stadiumet që janë kandidate për të pritur ndeshjet në Spanjë janë:
Anoeta (Donostia-San Sebastian)
Camp Nou (Barcelona)
Gran Canaria (Las Palmas)
La Cartuja (Sevilla)
La Rosaleda (Malaga)
Metropolitana (Madrid)
Nueva Romareda (Saragoza)
Stadiumi RCDE (Barcelona, Cornella-El Prat)
Riazor (A Coruna)
San Mames (Bilbao)
Santiago Bernabeu (Madrid)/OraNews