E dashura e Robert Berishës “çmend” fansat me FOTON në “Instagram”
Ana Skrel është 23-vjeçarja e cila u bë e njohur si e dashura e këngëtarit të njohur, Robert Berisha
Ana Skrel është 23-vjeçarja e cila u bë e njohur si e dashura e këngëtarit të njohur, Robert Berisha. Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram, ku së fundmi e ka ‘çmendur” rrjetin me një foto të realizuar në palestër.
Ana shfaqet e ulur para pasqyrës duke u ushtruar dhe njëkohësisht duke nxjerrë në pah format e saj trupore. Bukuroshja Skrel kishte veshur një palë tuta të bardha dhe një bluzë të shkurtër po ashtu të bardhë.
Vëmendja ishte e gjitha te linjat e saj të përkryera trupore, e sidomos te barku i saj i sheshtë. Ana Skrel është tejet aktive në rrjetet sociale ku ndanë vazhdimisht fotografi për ndjekësit e saj.
Lidhja e saj me këngëtarin Robert Berisha është tejet e komentuar në mediat e shtypit rozë, me ndjekësit që ndjekin çdo hap të çiftit. Ata postojnë shpesh foto dhe video së bashku.
/gsh