Life Style

Bardhi dhe menaxheri i tij Jetmir Agaj kanë ndarë përfundimisht rrugët, këtë e bëri të ditur vetë artisti përmes një postimi

Bardhi dhe menaxheri i tij Jetmir Agaj kanë ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin e tyre.

Këtë e bëri të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në Instagram, përmes secilit njoftoi gjithashtu se do të vazhdojë rrugën si artist i pavarur.

Përshëndetje miq, mbështetës e dashamirë! Prej sot deshta t’ju lajmëroj se unë nuk jam më nën menaxhimin e SBS dhe Jetmir Agaj. Si artist, dua t’i falënderoj për kontributin e tyre në karrierën time prej ditës të parë”, shkroi Bardhi në postimin e tij në ‘InstaStory’.

Rrugëtimi im vazhdon si artist i pavarur me të njëjtin pasion dhe vullnet për muzikën. Shihemi së shpejti me projekte të reja”, përfundoi ai në njoftimin e tij.

Krijuesi i hitit “Betohemi” siç duket ka ndarë paqësisht rrugët me menaxherin e tij Jetmir Agaj. Ky i fundit gjithashtu konfirmoi shkëputjen e bashkëpunimit duke shpërndarë postimin e Bardhit.

Dyshja kishin pasur krisje në raportin e tyre pas pjesëmarrjes së Bardhit në Big Brother VIP Albania, në krisje ku ishte përfshirë partnerja e këtij të fundit, Sara Gjordeni.

Asokohe përflitej për një shkëputje nga menaxhimi i tij, ndonëse spekulimet nuk rezultuan të vërteta. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button