Bota

Zbulimi i NASA-s/ Ku u gjetën dete me hidrokarbure të lëngshme

Anija kozmike Cassini e NASA-s, e cila ka qenë në një mision për të eksploruar Saturnin, duke përfshirë hënën më të madhe, Titanin, e përfundoi misionin e saj duke u përplasur në sipërfaqen e këtij planeti në vitin 2017. Megjithatë, një pjesë e bazës së të dhënave të mbledhura gjatë 13 viteve të eksplorimit të Saturnit është duke u analizuar tani. 

Cassini ka mbledhur të dhëna të reja mbi detet e hidrokarbureve të lëngëta në sipërfaqen e Titanit, vendi ku po studiohet intensivisht në kërkim të jetës jashtëtokësore, raporton “Reuters”.

Titani është i mbuluar me një mjegull portokalli dhe është i vetmi trup qiellor i njohur përveç Tokës që ka zona të lëngëta në sipërfaqen e tij, megjithëse këto masa përbëhen nga azoti dhe komponimet organike metani dhe etani, përbërës të gazit natyror.

Studimi i NASA-s përfshiu tri zona pranë polit verior të Titanit: Kraken Mare, i cili është më i madhi dhe mbulon një zonë të ngjashme me Detin Kaspik, Ligeia Mare, i dyti më i madh, i cili është i ngjashëm në sipërfaqe me Liqenet e Mëdha në Amerikën e Veriut dhe Punga Mare, e cila është sa Liqeni Victoria në Afrikë.

Përbërja kimike e këtyre deteve të pasura me metan ndryshon në varësi të gjerësisë së tyre. Studimi dokumentoi gjithashtu shtrirjen dhe përhapjen e valëve në sipërfaqen e detit, gjë që tregon për rryma detare aktive, të ashtuquajturat, rryma baticore, që intensifikohen pranë grykave të përrenjve, anësore të ngjashme me grykat e lumenjve dhe deteve.

Titani, 5150 kilometra i gjerë, është sateliti i dytë më i madh i sistemit tonë diellor pas Ganymedit të Jupiterit dhe është më i madh se planeti Mërkuri.

Titani dhe Toka janë trupat e vetëm qiellorë në sistemin diellor ku lëngu nga retë bie në sipërfaqe, rrjedh si një lumë, derdhet në dete dhe liqene në sipërfaqe dhe avullohet përsëri në atmosferë ku procesi hidrologjik fillon përsëri./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button