Bota

Dështon nisja e raketës SpaceX, 20 satelitë bien nga qielli

Njëzetë satelitë Starlink janë lëshuar përpara kohe në hapësirë pas një lëshimi të dështuar të raketës SpaceX  javën e kaluar.

Dhe tashmë vëzhguesit kanë konfirmuar se të gjithë satelitët janë djegur në atmosferën e sipërme, pasi pjesët e mbetura ranë sërish në Tokë.

Ekspertët janë aktualisht duke investiguar se çfarë ndodhi dhe raketat përgjegjëse do të qëndrojnë në tokë deri në përfundimin e këtij hetimi.

Më 11 korrik, SpaceX lëshoi në hapësirë një raketë Falcon 9 në Bazën e Forcave Hapësinore Vandenberg në Kaliforni, një ditë më vonë nga sa ishte planifikuar fillimisht.

Nisja në fillim shkoi ashtu siç pritej, dhe pjesa e parë e raketës u shkëput me sukses, përpara se të bënte uljen në një anije dron në Oqeanin Paqësor.

Megjithatë, shkëputja e pjesës së dytë nuk u bë e plot, për shkak të rrjedhjes së një sasie oksigjeni, duke bërë që raketa të mbetej në një orbitë të ulët rreth e qark Tokës.

Pjesa e dytë e raketës arriti të çlironte ngarkesën që mbante. Por, satelitët mbetën të “mbërthyer” në një orbitë eliptike rreth planetit tonë, me një lartësi minimale prej 135 kilometrash, rreth gjysma e lartësisë në të cilën funksionojnë normalisht.

Në këtë lartësi, satelitët për shkak të kushteve filluan të ngadalësoheshin dhe të binin sërish në Tokë me rreth 5 km për çdo orbitë të përfunduar.

Kompania fitoi kontrollin e shumicës së satelitëve dhe i urdhëroi ata të kryenin djegie në shtytjen e tyre maksimale, të njohur si “warp 9”, në një përpjekje të fundit për të rifituar lartësinë, raportoi Space News. Por kjo nuk mjaftoi për t’i shpëtuar satelitët./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button