Life Style

Çifti që ka shokuar rrjetin! Kanë 37 vite diferencë dhe do të bëhen prindër për herë të parë 

63-vjeçarja është nënë e 7 fëmijëve dhe gjyshe e 17 nipërve dhe mbesave

Gjyshja 63-vjeçare dhe partneri i saj 26 vjeç kanë zbuluar se shumë shpejt do të vijë në jetë fëmija i tyre i parë. Cheryl McGregor dhe Quran McCain do të bëhen prindër të një vajze.

63-vjeçarja është nënë e 7 fëmijëve dhe gjyshe e 17 nipërve dhe mbesave. Ajo u takua për herë të parë me Quran kur ai ishte vetëm 15 vjeç dhe ajo 50 vjeçe.

Disa vite më vonë, ata vendosën që të martoheshin duke hedhur poshtë të gjitha thashethemet që thuheshin për diferencën e madhe të moshës mes tyre.

Ndërsa vitin e kaluar, Cheryl dhe Quran zbuluan se do të kishin një fëmijë me surrogaci, pasi 63-vjeçarja nuk është në gjendje të mbetet shtatzënë për shkak të moshës së saj.

E një gjë e tillë ndodhi. Këtë e kanë zbuluar vetë ata përmes postimeve në rrjetet sociale. Çifti ka ndarë me ndjekësit momente nga festa që është bërë për të zbuluar gjininë e bebit.

Në klipin që deri më tani ka 2.6 milionë shikime, Cheryl shfaqet e veshur me një fustan rozë dhe mban një shirit ku tregon se do të bëhet mami.

Ndërkohë kur morën vesh se do të kishin një vajzë, gjyshja filloi të brohorsite me zë të lartë dhe më pas përqafoi bashkëshortin e saj, Quran./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button