“Njeriu që të godiste me grusht u vra me armë”, gazetari tregon historinë e gangsterit të parë të Tiranës: I ftonte në duel ata që shikonte të fortë
Gazetari Ferdinant Dervishi tregoi historinë e Gaz Muçës, gangsterit të parë të Tiranës, i cili u vra me armë zjarri në prill të vitit 1992.
Ai njihej në Tiranë pasi ftonte në duel personat që mbaheshin si të fortë derisa të triumfonte.
“Gaz Muça i ftonte në duel ata që i shikonte të fortë dhe kishte një çudi se nuk bëri kot emër. Ai edhe nëse e rrihje një herë, edhe nëse e rrihej dy here ai vazhdonte të ftonte ty në duel derisa të të rrihte. Pasi të rrihte dhe të vendoste hegjemoninë. Ky njeri u vra me armë, pra një njeri që të godiste me grusht, u vra me armë. Vrasja e tij me armë në prill të vitit 1992 është pikërisht ajo thyerja që u la pas ajo historia e të fortëve me grusht duke u lënë vendin atyre me armë’, tha Dervishi./Top Channel