Life Style

Udhëtimi në Paris i kthehet në makth, grabitet unaza e martesës 100 mijë dollarëshe e Lele Pons

Ajo që filloi si një udhëtim romantik në Paris u bë një episod aspak i këndshëm për Guaynaa dhe Lele Pons. Çifti i famshëm ka treguar përmes postimeve në Instagram se kishin rënë pre e një grabitjeje.

Duke postuar në Story, këngëtari i “Chica Ideal” ndau lajmin tronditës: Me keqardhje ju njoftojmë se ishim viktima të një grabitjeje në Paris dhe unaza e martesës së gruas sime, e cila përfaqësonte shumë gjëra të bukura për ne, është vjedhur.

Më tej Guaynaa shtoi: Nuk ka asnjë pjesë tjetër që mund të zëvendësojë atë që ajo unazë simbolizon për ne dhe momentet e bukura dhe magjike që na solli. Ju lutemi, kujdesuni mirë për gjërat tuaja kur shkoni atje dhe mos i besoni askujt. Kjo është bërë praktikë e zakonshme.

Guaynaa dhe Pons u martuan më 4 mars 2023, në Miami, Florida, pasi ai propozoi në Tomorrowland më 31 korrik 2022. Ai zbuloi vlerën e unazës në podcastin Impaulsive, ku tha se kushtonte 100 mijë dollarë.

Vetëm një ditë para se të ndanin lajmin e hidhur, Pons ndau një galeri imazhesh me bashkëshortin e saj në qytetin romantik.

“Qyteti i dashurisë dhe KRUASANTËVE”, ka shkruar 28-vjeçarja në mbishkrim.

Nuk dihet se si dhe kur ka ndodhur grabitja./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button