Life Style

“Të bëjmë një foto pastaj”/ Ish-banorja e BBV: Dua t’a zhvesh boksierin

Mbrëmë në emisionin “Top Arena”, në Top Channel, ishte i ftuar boksieri i njohur, Nelson Hysa,

Mbrëmë në emisionin “Top Arena”, në Top Channel, ishte i ftuar boksieri i njohur, Nelson Hysa, i cili foli në lidhje me ndeshjen që ka më 11 korrik, në sheshin “Skënderbej”.

Hysa do të duelojë për titullin kampion në Europë në federatën më të madhe botërore WBO. Asnjëherë më parë një boksier shqiptar nuk ka dueluar për një titull të tillë kaq të rëndësishëm.

Teksa Nelson Hysa po fliste për ndeshjen në fjalë, Meri Shehu dëgjohet në sfond teksa thotë: “Yy qenka boksier, të bëjmë një foto pastaj”.

Më pas Edi Manushi i drejtohet ish-banores së “Big Brother VIP3” se çfarë kishte për të thënë edhe ajo thotë: “U dashka me u zhvesh ky”.

Pjesë nga biseda:

Meri Shehu: Keni sjellë gjithë këto meshkuj me u zhvesh dhe nuk janë zhveshur, do u dashka me u zhvesh ky tash

Edi Manushi: Për të gjithë kuriozët edhe të zhveshjes, ditën 11 në orën 17:00, boksieri është lakuriq sipër, apo jo? Kështu që nuk ka kuriozitet

Nelson Hysa: Gjej rastin t’a ftoj Merin që të jetë prezentë / Gazeta shqiptare

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button