Lajme

‘Gara e pabarabartë’/ Lorenc Vangjeli: Rama thotë që mes dy grekëve po zgjedh grekun tonë të mirë 

I ftuar në Çim Peka Live, analisti Lorenc Vangjeli i pyetur për mendimin e tij mbi kandidaturën e Tavos për Himarës u shpreh se ‘Rama thotë që mes dy grekëve po zgjedh grekun tonë të mirë’. 

Vangjeli theksoi gjithashtu se gara është e pabarabartë dhe se pushteti ka edhe avantazhin e befasisë. 

Himarjotët e vendosën se ata do të qeveriseshin për 4 vjet nga z.Bejleri, historitë e tjera janë diskutuar dhe ketu nuk biem dakord sic ndodh me shqipëtarët qe nuk bien dakord.

Por mund të biem dakord që gara është e pabarabartë dhe pushteti ka epërsinë.

Unë nuk bie dakord me faktin që gara nuk është e hapur edhe pse dallohet një skepticizëm në opozitë.

Himara nuk është se ka një rëndësi aq të madhe sa do të tregojë edhe fytyrën e zgjedhjeve të 2025 por që është një letër lakmuesi që e dëshmon ose edhe një paradëshmi e saj, kjo është e padiskutuar.

Pushteti këtu ka edhe avantazhin e befasisë, ende është e paqartë procedura sesi u zgjodh menjëherë data 4, unë nuk jam i qartë vetë për një gjë të tillë, a duhej pritur ankimimi i zotit Celibashi edhe në KAS apo jo.

Mirë do të ishtë të konsumoihëj edhe ankimimi që do të bëhet në gjykatën administrative që përmëndi zoti Dule.

Tani të shikojmë 2 momentë që janë shumë të rëndësishmë, për mëndimin tim ideja e bojkotit nuk ekziton si mundësi. Bojkoti është një humbjë dhe dorëzim në tavolinë.

Me vendosjen e Tavos në Himarë Rama ka dashur që nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme t’i japë zgjidhje 2 problemeve të tij në Himarë.

Së pari qeverisja në Himarë, atij i duhet një njeri që të jetë zgjatim i vullnetit të tij politik nga Tirana në Himarë, së dyti, së paku ai beson se nëpërmjët zotit Tavo ai beson se i ka dhënë zgjidhje një shqetësimi të madh që është dhë marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë duke zgjedhur një personazh politik por me pasaportë greke duket sikur i jep përgjigje këtij shqetësimi, pra gjithçka ndodhi me Bejlerin nuk kishte të bëntë më kombësinë e tij por kishte të bëntë më çështjet tona të zakonshme, pra unë po zgjedh thotë (edhe në zhargon) mes dy grekëvë, grekun tonë të mirë.’– u shpreh zoti Vangjeli./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button