Lajme

NASA: Asteroidi gjigant kalon sot afër Tokës

Një asteroid po kalon sot pranë Tokës, duke udhëtuar me më shumë se 40,000 milje në orë.

NASA thotë se asteroidi do të kalojë vetëm 936,000 milje larg nga Toka, një distancë relativisht e afërt në aspektin hapësinor.

Asteroid i njohur si “2024 MT-1” nuk paraqet asnjë rrezik për jetën në Tokë.

2024 MT-1 i duhen rreth 1.2 vjet për tu rrotulluar rreth diellit dhe është pak më shumë se 79 metra i gjerë.

Një asteroid është një shkëmb relativisht i vogël që rrotullohet rreth diellit, zakonisht i përbërë nga materiale pluhuri, metalike dhe shkëmbore.

Shumica e tyre orbitojnë brenda brezit kryesor të asteroideve, i cili është midis orbitave të Marsit dhe Jupiterit, por disa ndjekin shtigje që qarkullojnë në sistemin e brendshëm diellor, duke përfshirë 2024 MT-1.

Zyra e Mbrojtjes Planetare e NASA-s vëzhgon asteroidët dhe meteorët që mund të përbëjnë një kërcënim për jetën në Tokë.

Një objekt më i madh se rreth 150 metra që mund t’i afrohet Tokës brenda 4.6 milionë miljeve konsiderohet “një objekt potencialisht i rrezikshëm” nga agjencia.

2024 MT-1 nuk i plotëson ato kritere pasi është shumë i vogël.

Në qershor, NASA gjurmoi pesë asteroidë të vegjël që iu afruan Tokës dhe tha se rreth 100 ton pluhur dhe grimca të madhësisë së rërës bombardojnë planetin tonë çdo ditë./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button