Lajme

Ndërron jetë 23-vjeçari që u ther nga ish-bashkëshorti i bashkëjetueses në Fier

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Fierit. Sipas burimeve sherri mes ish-bashkëshortit dhe bashkëjetuesit të ish-gruas ka degjeneruar deri në përplasje fizike dhe me pas përdorimin e thikës.

Autor i krimit është 25-vjeçari Xhuliano Miho, i cili është arrestuar nga policia.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button