Kush ka humbur fansa? Ish-banori i BBV3 që ka fituar më shumë ndjekës në “Instagram”
Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”
“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.
Teksa ende “Big Brother VIP 3” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, le të hedhim një sy se çfarë ka ndodhur me rrjetet sociale të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, ka humbur sërish 1 mijë ndjekës si javën e kaluar, nga 106K në “Instagram”, tani numëron 105K. Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, aktori nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe ka sërish 469K. Nga ana tjetër, Romeo Veshaj ka shtuar 1K në numrin e ndjekësve dhe numëron tani 391K.
Sa i përket partneres së tij Heidi Baci, ajo ka plot 4 mijë ndjekës më shumë të shtuar në llogarinë e saj të “Instagramit”. Nga 231K që kishte javën e kaluar, tashmë Heidi numëron 235K ndjekës. Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality show-t’, nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe ka sërish 360K. Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 136K.
Nëse hedhim një sy ish-banoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin e cila nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe ka sërish 851K. Rike Roçi po ashtu nuk ka asnjë ndryshim nga java e kaluar dhe numëron sërish 181K. /TAR/ Gazeta shqiptare