Life Style

Me Brojën apo Asllanin, ish-konkurentja zbulon ‘love storyn’ me një prej djemve kuqezi

Amadea Goxhaj, ish-konkurrentja e “Love Island” pranoi mbrëmë në një program televiziv se ka pasur një histori dashurie me një nga djemtë e Kombëtares tonë. Pasi shprehu pëlqimin për Cristiano Ronaldon, Amadea përmendi edhe dy futbollistë shqiptarë si më simpatikët e Kombëtares, Armando Brojën dhe Kristjan Asllanin.
Pyetje: Nga ky kampionat, cili është lojtari yt i preferuar? Ma zgjidh një, edhe nga Kombëtarja.
Amadea: Pak në siklet, unë e kam pasur një konflikt interesi.
Pyetje: Ke pasur lidhje me një nga çunat e Kombëtares?
Amadea: Është diçka që i përket së shkuarës. Meqë po ma kërkon po ta them një emër, Broja është simpatik, edhe Asllani… Pastaj ti e di se unë kam preferencën “baby face”.
Rikujtojmë se Amadea shkoi në finale me Harisin, por dyshja u nda pak pas përfundimit të spektaklit. Sipas Amadeas, pasi Haris u largua në Angli, marrëdhënia u ftoh, pasi ai i thoshte gjithë kohën se ishte i zënë, derisa erdhi ndarja./sot.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button