Life Style

Camila Cabello: ‘Gratë punojnë 10 herë më shumë se burrat për t’u marrë seriozisht…‘

Artistja e njohur, Camila Cabello mori pjesë për herë të parë në festivalin muzikor Glastonbury. Pas performancës së saj, e cila emocionoi fansat e saj, ylli 27-vjeçar foli për BBC si për përvojën e saj ashtu edhe për pjesëmarrjen e artisteve femra në këtë festival të veçantë.

Në deklaratat e saj, ajo tregoi se ishte pak nervoze në fillim të performancës së saj. Ylli i muzikës u shpreh: “Nuk e dija çfarë të prisja, por publiku ishte i mrekullueshëm, ishte një surprizë.”

Ajo pranoi se femrat në industrinë e muzikës përballen me një lloj presioni të ndryshëm nga meshkujt: “Gra, ne punojmë 10 herë më shumë dhe punojmë 10 herë më shumë për t’u parë, marrë seriozisht dhe respektuar. Për shkak të kësaj, ne duhej të përshtateshim për t’u bërë më të forta dhe më të mira.”

Camila Cabello ka publikuar së fundmi albumin e saj të shumëpritur “C, XOXO”. Ky publikim shënon albumin e katërt të këngëtares./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button