Shëndet

Shenjat që jep trupi dhe si të kuptoni dhimbjet e apandesitit

Në ditët e sotme, sa herë që kemi një dhimbje ose problem shëndetësor, gjëja e parë që bëjmë është të kërkojmë në internet.

Një lojë doktorash, që nuk na takon ta luajmë për hir të shëndetit.

Le të marrim shembullin e dhimbjeve të stomakut që shpesh ngatërrohen me ato të apandisitit.

Duke qenë se çdo dhimbje është specifike dhe ka padyshim një shkak, interneti nuk mundet të na e tregojë as sqarojë, sepse çdo problem mund të diagonstikohet vetëm nga mjeku.

Çfarë është Apendiksi
Apendiksi është një organ i vogël në formën e gishtit që ndodhet në anën e poshtme të djathtë të abdomenit.

Në moshë të vogël, apendiksi është shumë i dobishëm për sistemin imunitar. Ai ndihmon trupin të luftojë sëmundjet.

Me kalimin e moshës, apendiksi resht së funksionuari dhe është i panevojshëm.

Cilat janë simptomat e Apandesitit
Apandesiti shfaqet me shumë simptoma, por ato kryesoret janë:

Dhimbje të forta barku,
Të vjella dhe të përziera,
Konstipacion ose diare,
Fryrje abdominale
Temperaturë dhe ethe
Humbje e oreksit

Si të kuptoni nëse ka shpërthyer apendiksi
Për fat të mirë, apendiksi nuk shpërthen pa paralajmërim.

Sipas mjekëve, njeriu përballet si fillim me simptomat e mësipërme dhe më kryesorja është dhimbja e mprehtë e barkut përreth kërthizës dhe me drejtim në anën e djathtë të poshtme të barkut.

Pra, dhimbja e fortë që shpërndahet në zonën e stomakut është shenja më kryesore.

Dhimbja përshkruhet si e padurueshme dhe duket sikur bëhet më e fortë pas çdo lëvizjeje.

Kolla apo tështima mund ta përkeqësojnë atë.

Nëse mendoni se apendiksi juaj ka shpërthyer ose është shumë pranë shpërthyerjes atëherë duhet të nxitoni menjëherë drejt spitalit./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button