Lajme

Aman më lër të iki”, habit mjekja e Onkologjikut: I thashë oficeres doktori më dha 10 mijë lekë

Mjekja Alketa Pere deklaroi në studion e Top Story në Top Channel se i tha oficeres së OPGJ se doktori Edmond Gashi i kishte dhënë 10 mijë lekë me shaka.

Keni marrë para nga Edmond Gashi?

Alketa Pere: Kurrë, kur deklarova në OPGJ, pak në presion e oficeres gjyqësore, I thash aman më lër të iki se më ka dhënë Edmond Gashi një 10 mileksh, nuk e mora seriozisht.

Alketa Pere : Unë jam doktoresha që ndjek kimioterapinë, kjo paciente kishte burrin në burg, më kërkonte një epikrizë, unë atë ditë më doli një punë dhe ika pak herët nga muhabeti që kishte me Afrimin, se unë s’mbaj përgjegjësinë çfarë i kishte thënë Afrimit ‘i lash një kafe doktoreshës’, kur më ke dhënë mua kafe,  tha i kam thënë një vazo me lule më kanë ardhur në shtëpi që më bënë presion, i kishte bërë OPGJ.

Kush është kafja më e madhe që ke marrë?

Është një gjë që ….

Bëhet kimio tek Megis?

Alketa Pere: Vetëm konsulta.

Alketa Pere është pjesë e skemës abuzive së bashku me 6 persona të tjerë të cilët dërgonin pacientët me kancer nga QSUT drejt spitaleve private.

Pere u la në masën detyrim paraqitje nga Gjykata e Tiranës, ndërsa hetimet vijojnë ende./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button