POP NEW

Milioneri adhurues i orave, kërkon të varroset bashkë me koleksionin e tij 

Financieri Kevin O’Leary ka një koleksion impresionues orash Rolex për të cilat thotë se ‘i do aq shumë sa do marrë me vete dhe në varr’.

Kevin thotë se është i fiksuar me orat dhe është shfaqur në serialin ‘Shark Tank’ me të tjerë si ai të fiksuar pas parasë e luksit, ndërsa shton se udhëton shumë dhe mban nga një orë gjithmonë për një zonë të caktuar kohore të botës, që ta ketë gati në udhëtimet e tij.

“Këto ora i dua të gjitha në varrin tim që të jem si një faraon i kohës.”

Arsyeja që ai mban kaq shumë ora është sipas tij sepse duhet të mbajë kohën për bizneset e tij në New York, në Los Angeles, por nëse punon në Emiratet e Bashkuara, duhet të jetë i përpiktë dhe për kohën atje.

Ai shton se është fiksuar me orat që kur ishte adoleshent dhe vizitoi Gjenevën ku prodhohen orat më të mira në botë.

“U mahnita nga prodhimi i orave në Gjenevë, me fushën e tyre magjepsëse dhe nisa të mësoj për to. Krijova këtë pasion për orat kur kuptova se janë një vepër art e pazakontë”, thotë ai për rrjetin Haute Time.

Financieri më një pasuri të vlerësuar në $400 milionë shton: “Orat i mbaj të mbyllura në kasaforta në vende të ndryshme dhe është e pamundur t’i vjedhësh ato pasi duhet të udhëtosh në nëntë qytete dhe të thyesh nëntë kasaforta bankare.”

/Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button