GATI DRAFTI/ Shërbimi i bizneseve vetëm online. Ja çfarë parashikohet
Subjektet që do të marrin shërbime pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit do të mund të veprojnë vetëm online nëpërmjet platformës e-albania.
Ndryshimi është publikuar në konsultim publik ku theksohet se synimi është shërbim më I shpejtë por edhe shmangie e rradhëve.
Sipas ndryshimeve janë paraqitur edhe në reduktimin e disa tarifave për bizneset përfshirë aplikimin pranë QKB rezervimin e emrit, transferimin e emrit tek palët e treta si dhe pagesën e për korrigjimin e gabimeve.
Një tjetër element është parashikuar edhe për mënyrën e lëshimit të certifikatave të regjistrimit, e cila do t’i depozitohet elektronikisht subjektit.
Me anë të këtij ligji bëhen rregullime edhe për sa i përket personave që lejohen të bëjnë aplikimet për regjistrimin fillestar të personave juridikë, formën e paraqitjes së dokumenteve në aplikim, emërtimin e shoqërive tregtare, dhe mënyrën e njoftimit të subjekteve për miratim.
Duke qenë se procesi do të jetë elektronik parashikohet edhe ruajtja e të dhënave të subjekteve, të cilat janë të ruajtura elektronikisht pranë QKB-së./OraNews