“Pusho në paqe Dritëro Agolli” – një modele shqiptare ia huq për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare
Modelja e njohur shqiptare, Megi Luka, u përfshi me personazhet VIP për të nderuar jetën dhe veprën e shkrimtarit tashmë të ndjerë, Ismail Kadare.
‘Miss Universe Albania 2015’ megjithatë bëri një gafë, e cila nuk kaloi pa u vënë re.
Ajo ka publikuar poezinë e Dritëro Agollit në InstaStory, ku shkroi: “Pusho në paqe Dritëro Agolli”.
Ky postim i yllit të famshëm u fshi menjëherë, mbase edhe mund të ketë vënë re gabimin.
Kadare ndërkohë ndërroi jetë mëngjesin e ditës së sotme (e hënë) në moshën 88-vjeçare.
Ai la pas vetes një krijimtari të bujshme artistike, vepra të cilat do të mbahen mend gjithnjë.
Përgjatë gjithë karrierës së bujshme ka fituar edhe një sërë çmimesh që e kanë bërë të njohur ndërkombëtarisht. /Telegrafi/