“Ti theve rregulla e tabu”, Sabri Fejzullahu shkrim emocionues për këngëtaren shqiptare
Sabri Fejzullahu dhe Adelina Ismaili janë dy nga legjendat e muzikës shqiptare. Ata kanë punuar në repertorin e tyre këngë, të cilat i kanë rezistuar gjithmonë kohës.
Por prej vitesh, Adelina Ismajli i kishte munguar muzikës shqiptare dhe nëpërmjet një postimi në Instagram ka lumturuar ndjekësit e saj.
Ajo duket se po rikthehet në muzikë dhe me një foto krah Sabri Fejzullahut në studio muzikore ka konfirmuar këtë.
Sabriu nga ana tjetër i ka bërë mirëpritjen më të bukur.
Po Adelina, sikur dita e bukur që mban diell, të mbajta për dore, qysh 7 vjeçe, dhe do të mbaj deri në përjetësi, por në shpirtin tim. Ti je diva dhe modestia e kombit shqiptar, ti je kultura dhe ngritja, dituri e mirësjellje, ti je bukuria e thjeshtësia njerëzore, mbretëreshë e skenës dhe ikona televizive. Ti theve rregulla e tabu, dhe gjithmonë ishe ti, unike, dhe e tillë mbete, unike. I yti e me plotë dashni axha Sabri…“, shkruan këngëtari./OraNews