Bota

Londinezët bëjnë “shpikjen” e radhës, lidhin makinat që mos ua vjedhin

Vjedhjet e shpeshta dhe të shtuara në vitet e fundit të makinave kanë detyruar pronarët e tyre të marrin masa ekstreme në Londër.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, makinat Land Rover janë më të vjedhurat në vitet e fundit në kryeqytetin britanik dhe për këtë arsye, banorët janë duke menduar si të mbrojnë pronën.

Së fundmi në rrugët e qytetit, janë shfaqur makina të parkuara shumë pranë pemëve apo shtyllave të ndriçimit të cilat janë lidhur me zinxhirë e dryn, njësoj si biçikletat.

Në fillim të këtij viti, në Britani të Madhe, Land Roveri është cilësuar si vetura më e vjedhur./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button