“Po dal me një trajner futbolli”/ Ish-konkurrentja e “Për’puthen” zbulon dhuratat që ka marrë nga fansat: Unaza me diamante…
Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Enrika, ka qenë mbrëmë e ftuar në “Top Arena”, Top Channel
Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Enrika, ka qenë mbrëmë e ftuar në “Top Arena”, Top Channel. Në një intervistë të shkurtër me Alesia Bamin, tregoi dhuratat që ka marrë nga fansat, por edhe faktin se po njihet me një trajner futbolli.
Pjesë nga intervista:
Alesia: Kush është dhurata më e madhe që të ka bërë ndonjë fans gjatë periudhës së “Për’puthen”?
Enrika: Nuk është se kam marrë shumë dhurata, kanë qenë të vogla. Unaza të vogla, kështu me diamante.
Alesia: A është e vërtetë që origjina jote është nga Japonia.
Enrika: Njërin prind e kam.
Alesia: Si quhet, mamin apo babin?
Enrika: Asnjërin (qesh).
Alesia: Është e vërtetë që çdo natë para se të flesh gjumë dëgjon këngët e Anila Mimanit?
Enrika: Jo në fakt shikoj futboll sepse po dal me një trajner futbolli.
Alesia: Pra ti po shoqërohesh me një trajner futbolli dhe je fokusuar te futbolli.
Enrika: Po. / Gazeta shqiptare