Sport
Frikë te “Copa America”, arbitri anësor i Peru-Kanada humbet ndjenjat në fushë
Momente frike dhe ankthi gjatë ndeshjes Peru-Kanada, e vlefshme për javën e dytë të fazës së grupeve në “Copa America 2024”.
Pak minuta para përfundimit të pjesës së parë, arbitri anësor Humberto Panjoj është ndier keq dhe i ka rënë të fikët nga vapa e tepërt.
Portieri kanadez Maxime Crepeau ndërhyri menjëherë, madje para se të lajmëronte arbitrin Mario Escobar për t’i tërhequr vëmendjen.
Panjoj u largua me barelë dhe u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë nga gjyqtari i katërt./OraNews