“Jam krenar për lojtarët e mi, për vendin tim”, Sylvinho pas disfatës me Spanjën: Broja? Kemi bërë atë që duhej
Shqipëria u mposht 0-1 nga Spanja dhe kështu i dha lamtumirën Europianit. Pas kësaj disfate, trajneri Sylvinho foli në një konferencë për mediat, duke u shprehur se ekipi ka bërë maksimumin në një kompeticion ku merr pjesë për herë të dytë.
Jam krenar për lojtarët e mi, për vendin tim. Është hera e dytë që luajmë në këtë komepticion. Jam shumë i lumtur për vendin, për Federatën dhe për të gjithë tifozët. Kam jetuar në Tiranë. Jam trajneri i parë që e kam bërë këtë gjë. Kam jetuar për një vit e gjysmë dhe kam parë shumë lojtarë të mirë. Njerëzit mendon se Italia, Kroacia do shënon 3-4 gola, Spanja 5.
Ne jo vetëm kemi bërë punë taktike, por dhe shumë besim. Kemi bërë shumë sakrifica. Kemi arritur të konkurrojmë kundër tre skuadrave kombëtare të mëdha. Spanja është ekip i madh, ka lojtar të mëdhenj, është në ADN-në e Spanjës. Ka lojtarë që arrin te kundërshtari shumë shpejtë. Gjithashtu janë një skuadër që mbrohet shumë mirë. Kanë një linjë të përkthyer të mbrojtjes. Është një skuadër që mund të fitojë çdo gjë dhe mendoj se është një nga favoritet për ta fituar këtë kompeticion.
Grupi ynë ishte shumë i vështirë. Ne nuk jemi mësuar të luanim në këtë kompeticioni. Kishim një numër të lartë të lojtarëve të rinj që janë shumë premtues dhe besoj se do të jenë pjesë e Kombëtares për 10 vitet e ardhshme.
Barazuam me Kroacinë, që është një skuadër shumë e mirë. Spanja është një skuadër e madhe. Kemi kaluar shumë orë pa gjumë. Nuk kemi asnjë keqardhje dhe dua t’i uroj lojtarëve tanë. Është e mrekullueshme që jemi në kompeticione të tilla. Unë dua të pushoj pak, sepse kemi punuar 4-5 muaj pa ndërprerje. Jemi shumë krenarë.
Është e paimagjinueshme që Shqipëria të jetë në këtë kompeticion. Synimi është të luajmë në kompeticione të rëndësishme, të arrijmë më lart, por ka gjëra që mund të përmirësojmë, e dimë si të luajmë por kemi synime të qarta dhe kemi lojtarët e duhur. Kemi shumë punë, të gjithë duan të jenë pjesë e skuadrës, por ky është synimi ynë, ne duhet të synojmë të bëjmë më tutje.
Nuk e di që kemi bërë zëvendësime të gabuar. Kemi bërë atë që duhej. Kemi luajtur kundër një Spanje fantastike, prandaj e kemi planifikuar lojën tonë me kundërsulme. Kjo është forma se si jemi kualifikuar në këtë kompeticion. Të gjithë kanë bërë një lojë shumë të mirë dhe kanë luajtur kur i është dashur. Falënderoj tifozët që na kanë përkrahur kur kemi humbur dhe kur kemi barazuar. Kemi pasur njerëz që na kanë përkrahur. Është një përvojë e artë dhe ne kemi luajtur ndeshje shumë të vështira.
Tifozët, përkrahësit tanë, ata që na kanë dashur pa kushte, janë përkrahës të skajshëm. Mund t’i shohë shumë pranë zyrës time në Tiranë. Është shumë e bukur të shoh gjithë ata njerëz rrugës, që e vlerësojnë punën tonë. Është e rëndësishme që ndjejmë në rrugë dëshirën e këtyre tifozëve. Unë kam luajtur dhe kam punuar me klube dhe kombëtare. Kombëtaret janë ndryshe, ata të sjellin më afër tifozët. Natyrisht nuk do flinim mirë për shkak të kësaj përgjegjësie. Mund të pësonim 4-5 gola, por jemi shumë të lumtur për atë që kemi dhënë deri tani”, tha Sylvinho./Top Channel