Bota

Greqi, turistët e jahtit luksoz hodhën fishekzjarre, ishulli i Hidrës përfshihet nga flakët

Flakët e zjarrit po pushtojnë plazhin e Agios Nikolaos, në ishullin e Hidrës në Geqi.

Mediat greke shkruajnë se një indinjatë ka përfshirë banorët e ishullit, pasi shkak për rënien e zjarrit është bërë hedhja e fishekzjarreve nga disa persona në një jaht luksoz.

Sipas informacioneve, kur e kuptuan se çfarë kishin bërë, personat në varkën luksoze u përpoqën të shuanin zjarrin dhe pasi nuk ia dolën, thjesht thirrën zjarrfikëset dhe u larguan.

“Na shkakton indinjatë që disa njerëz në mënyrë kaq të papërgjegjshme hedhin fishekzjarre në një pyll me pisha”, tha kryetari i bashkisë së Hidrës, Giorgos Koukoudakis.

Flakët po përhapen me shpejtësi, ndërkohë që ka nisur dhe ndërhyrja nga ajri për të normalizuar situatën.

Ndërkohë një 55 vjeçar ka humbur jetën si pasoje e zjarreve në rajonin e Ilia në gadishullin e Peloponezit.

55-vjeçari mori plage të rënda dhe vdiq në spital, tha një zyrtar i shërbimit zjarrfikës.

Janë rreth 120 zjarrfikës në këtë zonë (në rajoninin e Akaisë) që kanë disa ditë që po luftojnë me flakët. Mediat greke bëjnë me dije se janë evakuuar disa fshatra./LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button