Të shtëna me armë në një dyqan ushqimor në Arkansas, 3 të vdekur dhe 10 të plagosur
Tre persona u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave në një dyqan ushqimesh në Fordyce, Arkansas.
Ngjarja ndodhi të premten, rreth orës 11:30 me orën lokale. Autori hyri në dyqan dhe nisi të qëllojë papritur, ndërsa njerëzit u fshehën në frigorifer dhe në raftet e marketit.
Mes të plagosur janë dy policë. Sulmuesi i dyshuar, i identifikuar nga autoritetet si 44-vjeçari Travis Eugene Posey, që po ashtu u plagos, pas shkëmbimit të zjarrit me forcat e rendit. Ai u dërgua në Qendrën e Paraburgimit të Qarkut Ouachita, ku pritet të akuzohet për vrasje.
Të paktën 234 të shtëna masive kanë ndodhur në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2024. Vendi ka parë një sërë të shtënash në javët e fundit, teksa vapa e verës ka përshkallëzua rastet, me 21 të shtëna masive të regjistruara nga Arkivi i Dhunës me Armë që nga e premtja e kaluar./Top Channel