Lajme

Tentoi të mbyste bashkëshorten me kabllo dhe goditi fëmijën e mitur, arrestohet shqiptari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mes një çifti shqiptar në Greqi, ku burri ka tentuar të mbysë të shoqen me kabllo. Bëhet me dije se mes çiftit me origjinë shqiptare ka pasur një konflikt për arsye ende të panjohura. Gjatë sherrit, burri shqiptar ka marrë një kabllo dhe ka tentuar të mbyste gruan e tij, në sy të fëmijës së tyre të mitur.

Burri dyshohet se ka goditur edhe fëmijën, ndërsa nëna thuhet se ka marrë fëmijën, ka dalë nga shtëpia dhe ka mundur të shkojë në komisariat, ku ka denoncuar të shoqin mbi ngjarjen. Sakaq, shqiptari është arrestuar nga efektivët e policisë, ndërsa të premten (21 qershor)  pritet të dalë para hetuesisë në gjykatat e Kalkidës, me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button