Sport

Fitorja e Spanjës ndaj Italisë, ja si mund të kualifikohet tashmë Shqipëria nga grupi

Spanja arriti një fitore minimale ndaj Italisë falë një autogoli të Calafiorit, duke siguruar kështu matematikisht kualifikimin dhe vendin e parë në Grupin B.

Shanset për Shqipërinë vazhdojnë të jenë aty, teksa takimi i radhës për kuqezinjtë do të jetë pikërisht ndaj “La Rojas”.

Një fitore e mundshme e kuqezinjve do t’i çonte ata në kuotën e katër pikëve, mjaftueshëm për t’u kualifikuar.

Në rastin e një barazimi, e vetmja gjë që do t’i duhet Shqipërisë është disfata ose humbja e Kroacisë përballë Italisë, do t’i duhet që Shqipëria të shpresoj të ketë të paktën dy ekipe të tjera në vendet e treta që të kenë më pak pikë, ose pikë të barabarta, por golavarazh më të vogël.

Tashmë çdo gjë pritet të shihet në datën 24 qershor, kur Shqipëria të përballet me Spanjën dhe Italia me Kroacinë./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button