Life Style

“I dashuri im s’ka ardhur në Shqipëri sepse…”/ Ish-banorja e BBV zbulon emrin e reperit shqiptar që i ka shkruar mesazhe

Jori Delli, ish-banorja e “Big Brother VIP 2” ishte mbrënë në emisionin më të ri që startoi në Top Channel, “Top Arena”

Mbrëmë në ekranin e Top Channel ka nisur transmetimin emisioni më i ri “Top Arena”. Një ndër të ftuarat e para ishte ish-banorja e “Big Brother VIP2”, Jori Delli, e cila zbuloi disa detaje pikante nga jeta e sa private.

Modelja e njohur u vu përpara “zërit të së vërtetës” për t’iu përgjigjur disa pyetjeve. Ndër të tjera moderatorja e emisionit, Alesia Bami, e pyeti nëse është e vërtetë që pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ka marrë mesazhe nga reperi i mirënjohur, Don Xhon.

“Po më ka shkruar, në miqësi më ka falënderuar që kisha kënduar disa prej këngëve të tij”, u shpreh Jori Delli.

Ndërkohë e pyetur po ashtu nëse i dashuri i saj, këngëtari i njohur italian, Fred De Palma, ka refuzuar të bëjë një koncert në Shqipëri për shkak të pagesës, ajo tha:

“Ka qenë edhe për shkak të pagesës por edhe për shkak të datës”. / Gazeta shqiptare

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button