Life Style

Festë në ambientet e “Ferma VIP”, protagonistët, miqtë e bashkëpunëtorët përmbyllin edicionin e parë të spektaklit

Ferma e Vip-ave hapi dyert për të gjithë protagonistët, miqtë dhe bashkëpunëtorët mbrëmjen e së enjtes, në një natë festive përmbyllëse të edicionit të parë.

Këngëtarja Enejda Tarifa gjallëroi atmosferën me një repertor që i përfshiu të gjithë pjesëmarrësit.

Ferma VIP theu rekorde shikueshmërie në këtë rrugëtim të parë të saj, një reality show risi që rrëmbeu simpatinë e publikut jo vetëm me formulën unike por edhe personazhet që u bënë pjesë e këtij eksperimenti social.

“Dijonisin e bëri fitues edhe loja që fitoi edhe publiku që e donte. Është shumë e rrallë të jenë njerëzit si Dijonisi, humori, batutat e tij janë të lindura. Unë mendoj që ferma i ka patur të gjitha por me shumë zgjuarsi dhe kulturë nga të gjithë ne, është bërë kaq e bukur”, tha Marjana Kondi.

“Jam shumë i lumtur që ferma është përqafuar nga publiku dhe ka shkuar në zemrat e çdo qytetari, fshatari dhe njeriu të mirë që ndjek televizion, ka shkuar në çdo shtëpi në çdo familje po ashtu në rrjetet sociale e kam parë që është komentuar shumë”, tha Valer Kolnikaj.

Planet për edicionin e dytë kanë nisur pa humbur kohë, në një garë për të konkurruar vetveten pasi pika më e fortë e këtij formati televiziv ishte vendosja e standardeve të cilësisë si asnjëherë më parë.

“Të gjithë personazhet ishin të super përzgjedhur dhe kanë ruajtur një linjë edukate dhe respekti kundrejt njëri tjetrit. Kanë treguar që bëhet show edhe duke ndjekur këto rregulla”, u shpreh Armina Mevlani.

Producentja Holta Dulaku dhe ekipi që ajo drejton për herë të parë në Shqipëri projektuan një patentë ndërkombëtare, e cila zhvillohet në edicione të përvitshme në të paktën 30 vende të botës, me sukses të garantuar. /vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button