Rajoni

Kosova hoqi dinarin serb, reagon Rama: E drejtë e saj të zbatojë Kushtetutën! Pas ‘Banjskës’, thelbësore të ruhet ekuilibri

Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për të hequr dinarin nga qarkullimi dhe për të lejuar  shkëmbimet tregtare dhe shërbimet vetëm në euro.

“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar Kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit” shkruan Rama në një postim në X

Ndërkohë ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, përsëriti sot kërkesën ndaj Qeverisë së Kosovës për shtyrje të vendimit për zbatim të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Ai i ka bërë këto deklarata, pas një takimi që ka zhvilluar të hënën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe diplomatë tjerë të huaj.

Rregullorja e BQK-së – që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt – parasheh që valuta e vetme për kryeje të pagesave në Kosovë të jetë euroja.

Kështu, serbëve të Kosovës u pamundësohet përdorimi i dinarit./ReportTv.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button