ShowBiz

Aktori i njohur do të bëhet pjesë e “Big Brother Vip”

Një tjetër banor do t’i shtohet shtëpisë më të famshme në Shqipëri “BBV”. Bëhet fjalë për aktorin e njohur, Margent Caushi, i cili do të vijë në një eksperiencë tërësisht ndryshe, ku do të kemi mundësinë ta shohim në ‘360 gradë’ të karakterit dhe figurës së tij.

Margent Caushi, e filloi karrierën e tij të aktrimit në moshën 13-vjeçare në shfaqjet shkollore në Athinë, Greqi ku jetoi me familjen e tij për 15 vjet.

Ai është diplomuar në nivelin ‘Bachelor’ dhe Master në Aktrim në Universitetin e Arteve në Tiranë, Shqipëri.

Ai i bie pianos dhe baterive, flet 3 gjuhë: shqip, greqisht, anglisht.

Gjithashtu, ai ka fituar disa çmime në rolë të ndryshme si, Aktori më i Mirë i Ri, Festivali i Teatrit të Komedisë Korçë 2018, Çmimi Aktori më i Mirë në rol dytësor, Festivali i Teatrit të Preshevës 2020./albeu

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button