Sport

29 kamera që monitorojnë gjithçka – Njihuni me “Fussballliebe”, topi magjik që do të përdoret në “Euro 2024” dhe do jetë si “gjyqtar”

Topi i Europianit “Fussballliebe” do të debutojë të premten në Mynih, në ndeshjen hapëse mes Gjermanisë dhe Skocisë, dhe do t’i shoqërojë të gjitha ndeshjet e “Euro 2024”. Përveç dizajnit të tij të mrekullueshëm, do të jetë asistenti i katërt për gjyqtarët, që do të ndihmojë për vendime jo të diskutueshme.

“Dashuria për futbollin”, është përkthimi në shqip i “sferës” që do të emocionojë të gjithë për një muaj. Topi është protagonisti i madh i futbollit. Të gjithë e shikojnë dhe e admirojnë njëlloj, në kompeticione të mëdha shfaqet gjithmonë një model tjetër, goditës dhe i ngarkuar me teknologji, por ‘Fussballliebe’ që Adidas ka prodhuar për ‘Euro 2024’ shkon më tej. Teknika e quajtur ‘Topi i Lidhur’ do të dërgojë të dhëna të sakta të topit te gjyqtarët në VAR në kohë reale.

Duke kombinuar të dhënat e pozicionit të lojtarëve me inteligjencën artificiale, inovacioni kontribuon në teknologjinë gjysmë të automatizuar ‘offside’ të UEFA-s dhe do të jetë çelësi për të ndihmuar në marrjen e vendimeve më të shpejta në ndeshje. I zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me ‘Kinexon’, ai mund të ndihmojë gjyqtarët e VAR-it të identifikojnë çdo prekje individuale të topit, duke reduktuar kohën e shpenzuar për zgjidhjen e ‘incidenteve’ dhe penalltive të dyshimta.

Topi i zgjedhur nga UEFA ka një sistem inteligjent në qendër të tij, që strehon dhe stabilizon një sensor lëvizjeje të njësisë matëse inerciale 500 Hz (IMU), i cili mundësohet nga një bateri e ringarkueshme, që mund të karikohet me induksion. Sensori do të ankorohet në top.

29 kamera që monitorojnë gjithçka

Kamerat (29 të tilla) do të kapin lëvizjen e lojtarëve, të cilat do të përcaktojnë momentin e saktë dhe pikën e kontaktit midis lojtarit dhe topit. Sensorët madje mund të përcaktojnë nëse topi preket nga dora ose një pjesë tjetër e trupit.

Në këtë Europian do të ketë një VAR, së bashku me dy video-ndihmës gjyqtarë (AVAR) dhe tre operatorë video. Për këtë, katër Dhoma Operacionesh Video (VOR) janë ndërtuar në Futbollin e Teknologjive HUB (FTECH HUB) të Qendrës Ndërkombëtare të Transmetimeve në Leipzig.

SAOT lejon skuadrat e VAR-it të përcaktojnë situatat jashtë loje shpejt dhe më saktë, falë dhjetë kamerave të specializuara të instaluara në stadium, që gjurmojnë 29 pika të ndryshme të trupit për lojtar. I prezantuar në Ligën e Kampionëve të UEFA-s në vitin 2022, sistemi integrohet me topin e ‘Euro 2024’ për të identifikuar menjëherë pikën e kontaktit me topin e situatave jashtë loje të analizuara./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button